Nëse kur të zë shiu apo kur heq kapuçin, flokët mund t’i sistemosh me duar, ose edhe mund t’i kapësh nga pas, me balluket nuk ke çfarë bën.

Flokët elektrizohen dhe bëhen si push, ose bëhen të sheshtë e të ngjitur pas ballit. Specialisti Gregorio Ruggeri sqaron si t’i mbajmë flokët e sidomos balluket nën kontroll kundër këtyre elementëve.

Merr masa paraprake. Nëse flokët i ke gjithmonë të pamenaxhueshëm, po përdor produktet e gabuara. “Provo një produkt që nuk i rëndon flokët, por edhe parandalon elektrizimin, thotë Ruggeri që preferon R+Co Jackpot Styling Crème. “Përdor një sasi të vogël dhe kaloje në flokë para se t’i thash.”

Përdor një truk stilimi. “Nëse mban kapuç, por jo gjatë gjithë ditës, një kapuç me vrima do ishte shoku yt i mirë në ditë me shi. Fillo duke sprucuar një llak anti-lagështirë si Oribe Imperméable, bëj një topuz dhe, nëse i mban balluket në anë, kaloji poshtë kapuçit në anën që i kreh zakonisht, për të mbrojtur modelin nga elementët e jashtëm. Kur të kesh mbërritur në destinacion, lëshoje topuzin dhe rregulloji flokët me gishta.”

Nuk ke tharëse? Nuk ka problem. Sipas Ruggeri-t, nëse flokët janë natyralisht të drejtë, mund t’i rregullosh balluket e shkatërruara në tualetin e punës, duke i krehur me një furçë të lagur dhe pastaj kapi lart me një karficë, por duke vendosur një copë letër mes saj dhe flokëve, sa të thahen.”

Mbaj me vete mjete sigurie. “Mënyra më e mirë për të luftuar problemin e vjetër të elektrizimit, është të mbash gjithmonë ca peceta të lagura flokësh siç janë Kérastase Carré Lissant. Ato do t’i kthejnë flokët nga të elektrizuar në mëndafsh për punë sekondash”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA