Angli, Sterling humbet ndeshjen me ndeshjen me Malin e Zi

12/11/2019 13:48

Anglia nuk do të ketë në dispozicion të saj për ndeshjen me Malin e Zi për kualifikueset e Euro 2020, Raheem Sterling. Sulmuesi i Manchester City ësghtë bërë protagonist i një çështje të bujshme te Tre Luanët, pasi është përjashtuar nga trajneri Gareth Southgate dhe shkak është bërë një zënkë e fortë me mbrojtësin e Liverpoolit Joe Gomez.

Origjina e këtij sherri është sfida e së dielës në Anfield mes Liverpoolit dhe Manchester City ku dy lojtarët patën përplasjen e tyre të parë tensione që vijuan edhe në grumbullimin e përfaqësueses angleze me Sterling që e kapi për gryke shokun e tij të skuadrës, përpara se pjesa tjetër e klojtarëve të ndërhynin për t’i ndarë. Kjo situatë nuk i pëlqeu aspak trajnerit Southgate që mori menjëherë masat duke e lënë Sterling jashtë skuadre Raheem Sterling.

Trajneri i Tre Luanëve e mori vendimin e tij pas një takimi me lojtarët dhe stafin e tij, një takim ku Sterling kërkoi ndjesë si Gomezit ashtu edhe pjesës tjetër të ekipit, ndërkohë që më vonë ai kërkoi edhe falje publike nëpërmjet një postimi në Instagram ku theksonte se ai dhe Gomez patën 5-10 minuta çmendurie që shumë shpejt e lanë pas krahëve. Gjithsesi, pavarësisht ndjesës, Sterling do ta vuajë dënimin e tij dhe nuk do të luajë ndaj Malit të Zi. Anglia është në Grupin A ku bën pjesë edhe Kosova dhe është në krye të tij me 15 pikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA