Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni për shpëtimin e Alvinit nga kampi Al Hol, sepse është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja. Ai i falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Por, Afrimi ka një peng.
Gjithsesi, Afrim Berisha tregon edhe për Alvinin dhe plagosjen e tij, ndërsa si mision tashmë ka kryerjen e të gjitha analizave për Alvinin.
Të shtunën qyteza e Berzagos në Itali u gdhi e qetë. Këmbanat ranë si gjithmonë dhe dielli u rikthye pas disa javë mungese. Në katin e tretë të pallatit ku Alvini jeton tani me të atin e tre motrat shquhen ende gjurmët e festës së një dite më parë tollumbace dhe një banderole ku shkruhet “mirëserdhe kampion”.
Përpara vizitës në shtëpinë e Alvin Berishës, ekipi i xhirimit të “Open” ndaloi në kafenenë e lagjes. Fqinjët e Afrim Berishës thanë se ai pinte kafenë e mëngjesit çdo ditë dhe ndante dhimbjen e tij me banorët që e njohin përpjekjen e tij disa vjeçare për të gjetur të birin.
Edhe mëngjesin e së shtunës, pak orë pasi solli të birin në shtëpi Afrim Berisha u shfaq tek bari i lagjes, këtë herë i qeshur dhe i lumtur dhe përveç kafesë mori dhe kruasan për Alvinin.
Banorët thonë se e njohin Afrimin dhe historinë e djalit të tij. Janë të lumtur që ai u rikthye.
Top Channel