Grupi parlamentar socialist vendos për të vijuar votimin e dy kandidateve për gjykatën Kushtetuese.

Grupi demokrat dhe grupi pavarur vijojnë mbledhjen për të dalë me një vendim. Më herët Rudina Hajdari kërkoi shtyrjen e votimit pasi sipas saj duhet një konsultim me presidentin.

“I bëj thirrje palëve të gjejnë gjuhën, edhe presidenti po pati kandidaturë të fshehur ta propozojë. E gjithë procedura ka boshllëqe po shkojmë në konflikt të panevojshëm, prandaj të ndërpritet seanca dhe të bisedojmë me presidentin. Unë mendoj që të gjitha palët kanë faj, po i bëjmë hile njëri tjetrit”, tha Hajdari më herët.

Dy kandidatët që të kalojnë duhet të marri secila 84 vota.

Top Channel