Aksidenti në Gjirokastër, identifikohet viktima dhe i plagosuri
11/11/2019 10:15
Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi Julian Loloçi , 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Enrik Hyseni 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti ka qenë duke ngjitur rrugën dytësore të Gërhotit që lidhet me rrugën nacionale. Ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kthesë duke u përplasur me një mur anësor.
Top Channel