
Kazuo Ishiguro
“Gjiganti i fjetur” është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
Ky libër është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani. Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar.
Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë. Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet.
Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre. Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”.
Skeda e Librit:
Shtëpia Botuese: PEGI
Titulli: Gjiganti i fjetur
Titulli në origjinal: The buried giant
Autori: Kazuo Ishiguro
Përktheu: Renato Kalemi
Zhanri: Roman
Data e botimit: Shtator, 2019
Numri i faqeve: 350
Top Channel