
Rei Lleshi, një vit më parë u shpall si 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri pasi fitoi kampionatin e forcës. Sot një vit më pas , me forcën e tij i riu nga Tirana sfidon veten duke provuar peshat ekstreme. Me një litar të lidhur rreth mesit, 19 vjeçari tërheq tre makina, dy xhipa të mëdhenj dhe një benc klasik.
“Rei Lleshi: Bëmë një provë duke tërhequr makinat rreth 6 ton e gjysmë, një provë që doli e suksesshme dhe për momentin përsëri fokusohemi tek peshat. ”
Kjo provë e rrezikshme nuk e ndali, djalin e peshave ekstreme.
Gazetarja: Nuk pate frikë në momentin që tërhoqe tre makina?
Rei Lleshi: Frikë, nuk është se pata thjesht doja ta bëja dhe e realizova.
Gazetarja: Kush ishte momenti më i vështirë gjatë kësaj prove?
Rei Lleshi: Vetëm momenti i fillimit kur tërhiqen makinat, ishte shumë presion sa më doli gjak nga hundët. ”
Teksa i vendos vetes rekorde të reja, ai ëndërron që një ditë të jetë pjesë e sportit strongers man.
“Rei Lleshi: Shpresoj të shkoj në Amerikë dhe pse jo të përfaqësoj Shqipërinë”
Top Channel