Watford priti 12 javë për të marrë fitoren e parë në Premier League, sukses që e largoi nga vendi i fundit skuadrën e Quique Sanchez Flores dhe zbriti në shkallën më të ulët të renditjes pikërisht të sapongjiture Norwich City.

“Kanarinat” u mposhtën me shifrat 0-2 në shtëpi nga Waftord falë golit të shpejtë të spanjollit Deulofeu dhe finalizimit të Gray në fillimin e pjesës së dytë.

Miqtë të cilët me këtë sukses u ngjitën në kuotën e 8 pikëve duke lënë Norwich me 7, e mbyllën sfidën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Kabasele në minutën e 65-të.

Top Channel