25/12 07:14
Një lidhje e re dashurie është përfolur javët e fundit, midis Kylie Jenner dhe reperit Drake, thashetheme të cilat nisën pasi u panë sëbashku në ditëlindjen e Drake.
Kylie dhe Drake janë parë pas ditëlindjes së Drake shumë të afërt me njëri tjetrin dhe pavarësisht se ata e mohojnë këtë gjë, një mik i tyre i përbashkët ka konfirmuar gjithçka.
Travis po tregohet shumë i pjekur lidhur me këtë situatë. Ai nuk i do të keqen asnjërit prej miqve të Kylie-t dhe s’i kanë bërë përshtypje këto thashetheme.
Mesa duket, Travis s’e ka aspak problem që lart e poshtë po flitet për lidhjen e re të 22-vjeçares me mikun e familjes së tyre, Drake.
Top Channel