Lucas Paqueta është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Milan.

Braziliani është shumë i lidhur me klubin kuqezi, gjë të cilën e ka konfirmuar shumë herë në deklaratat e dhëna për mediat.

Lojtari prej kohësh është vendosur nën orbitën e PSG-së me drejtorin sportiv Leonardo, që e admiron së tepërmi 22-vjeçarin. Lidhur me këto zëra ka folur dhe menaxheri i lojtarit, i cili është shprehur, se mesfushori nuk e mendon largimin dhe sezonin e ardhshëm do të jetë përsëri pjesë e “Djallit”. Duke i mbyllur kështu çdo derë ekipit parisien.

Top Channel