Kryeqyteti skocez mbulohet nga dëbora teksa moti i ftohtë përfshin Britaninë dhe Irlandën (fotogaleri)
23/11 18:50
Një 32-vjeçar, baba i dy fëmijëve u godit me shkop bejsbolli në kokë gjatë një grabitjeje, teksa shkonte për në shtëpi, në Nju Jork.
Goditja ia ka shkërmoqur një pjesë të kafkës, e cila u desh të hiqej bashkë me një pjesë të trurin.
Tani ai po vuan edhe nga sindroma e “tkurrjes së trurit”, gjë që ndodh pas një dëmtimi të rëndë në kafkë.
Personi që e sulmoi bëri vetëm 72 ditë burg, nga dënimi prej 365 ditësh, pasi avokatët thanë që ai ishte goditur një herë me grusht dhe se dëmi i ishte shkaktuar pasi kishte përplasur kokën në tokë. Por familjarët këmbëngulin se është goditur me diçka të rëndë, ndoshta me shkop bejsbolli.
Top Channel