Nën masa të rrepta sigurie/ Pronari i barit të Crans Montana shfaqet në vilën e tij pas lirimit nga burgu, mister garancia për të prej 430,000 eurosh Tre dekada pas rënies së murit të Berlinit, pastiçieri Patrick Roger krijoi një kopje të tij prej çokollate në punishten e vet.
Muri gati shtatë metra i gjatë do të shkatërrohet, të paktën pjesërisht në mënyrë simbolike në orën 10 e gjysmë të natës, koha kur turma gjigante e njerëzve ishte mbledhur rreth murit të vërtetë 9 nëntorin e vitit 1989.
“Teknikisht, është e qartë se me çokollatën nuk prodhon dot pjesë të këtyre përmasave, është mjaft e rëndë. Është dhe e vështirë për tu punuar, sepse bie, e dëmtohet. Por ideja është që kur të vijë ora për rrëzimin e tij, çdo kalimtar do të ketë mundësinë të marrë një copëz të këtij muri prej çokollate dhe ta ruajë si kujtim”, shprehet Patrick Roger.
Gati 1 ton çokollatë është përdorur për realizimin e murit të veçantë, grafitit që shfaqen në sipërfaqen e të cilit përcjellin idenë e lirisë së rifituar.
Top Channel