Të gjithë kemi qarë kur kemi qenë të mërzitur dhe shpesh mundohemi për ti mbajtur lotët për të mos rënë në sy. Mos i mbani lotët por lërini të rrjedhin lirshëm sepse nga të qarat ka edhe përfitime.

Studimet e kryera nga studentët e Universitetit të Tilburgut tregojnë se burrat qajnë mesatarisht një herë në katër javë dhe gratë qajnë mesatarisht 2.7 herë në katër javë dhe kjo nuk është aspak diçka e keqe.

  1. Të qarat ju qetësojnë

Kërkimet e kryera në vitin 2014-të se e qara ka një efekt ngushullues. Sipas studimeve e qara aktivizon sistemin nervor parasimpaik, i cili ndihmon njerëzit të pushojnë.

  1. Lehtëson dhimbjet

Kur qani pasi jeni trishtuar, dhimbja ndonjëherë është shumë e madhe por ndiheni të lehtësuar pasi qani. Studiuesit zbuluan se trupi prodhon oksitocinë dhe endrofinë kur qan. Këto përbërës i bëjnë njerëzit të ndihen mirë.

  1. Ndikon në përmirësimin e shikimit

Shumica e njerëzve i dinë lotët si pika që derdhen në faqet tuaja kur qani dhe asgjë më shumë. Por ekziston edhe diçka që quhet “lot bazal”. Loti bazal i ndihmon njerëzit që sytë e tyre që sytë e tyre të jenë të lagur dhe kështu ju do të shihni qartë.

  1. Ju ngre humorin

Trupi juaj, siç u shpjegua më lart, prodhon oskitocinë dhe endorfinë kur qani. Kjo është arsyeja pse të qarit ju bëjnë të ndiheni  më mirë pasi të keni qarë dhe ju vë në një gjendje shpirtërore më të mirë.

  1. Jep më shumë mbështetje

Ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se sa ju shqetëson diçka, por e kuptojnë menjëherë kur qani. Të qash i bën njerëzit të duan të të ngushëllojnë dhe të mbështesin ty.

  1. Shkakton më pak stres

Studiuesit janë të bindur që të qarat mund të lehtësojnë stresin. Kur qan,  lotët tuaj përmbajnë një përqendrim të caktuar të hormoneve të stresit.

  1. Ju mbron nga bakteret

Lotët përmbajnë diçka të quajtur lizozim, e cila ndihmon sytë tuaj të jenë të pastër. Hulumtimet e kryera në vitin 2011 tregojnë se lizozima ul rrezikun e marrjes së llojeve të caktuara të baktereve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA