Sevilla që triumfoi 2-5 ndaj Dudelange në transfertë dhe u ngjit në kuotën e 12 pikëve për meritë të El Haddadi dhe Dabbur me të parin që realizoi tre herë dhe izraelitin që shënoi dy golat e tij të parë me fanellën e Sevillas.

Vazhdon lufta për vendin e dytë me tre skuadrat e tjera që ndahen nga një pikë pasi Apoel Nicosia mposhti 2-1 me përmbysje në Qipro, azerët e Qarabag.

Në grupin B mbeti gjithçka e hapur për kualifikimin pas Copenhagen barazoi 1-1 me Dynamon e Kievit ndërkohë që Lugano ndali në një barazim pa gola në Zvicër, suedezët e Malmo.

Në grupin D Sportingu i Lisbonës u ngjit në krye falë suksesit 0-2 në fushën e Rosenborg ndërkohë që Lask Linz në Austri bëri për ujë të ftohtë holandezët e PSV-së të cilët i mposhti 4-1 dhe i barazoi në kuotën e 7 pikëve por duke u rrëmbyer vendin e 2-të.

Në grupin F, Standart Liege u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të falë suksesit 2-1 në fund ndaj Eintracht Frankfurt, një rezultat që nuk kualifikon ende as Arsenalin.

Ndërkohë në grupin L AZ Alkmaar mori një tjetër fitore të thellë këtë herë 0-5 brenda në Kazakistan ndaj Astanës duke u ngjitur në kuotën e 8 pikë me holandezët që janë shumë pranë kualifikimit në raundin e 1/16 të Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA