Interi dhe Roma po projektojnë një shkëmbim mjaft interesant për në merkaton e janarit, me Alekasandër Florenzin që mund t’i bashkohet Contes në Milano dhe Matias Vecinon që pritet të kalojë në kryeqytet.
Të dy lojtarët nuk po kalojnë një moment të mirë në dy klubet respektive dhe shikohen në plan të dytë nga trajnerët e tyre, por ky shkëmbim do të rezultonte mjaft i vlefshëm për skemat e dy klubeve.
Florenzi është një njohje e vjetër e teknikut Conte, pasi lojtarin e ka drejtuar në ekipin kombëtar. Romani luan në të dy krahët e mesfushës dhe shikohet si profili ideal duke parë që Biraghi dhe Lazaro nuk kanë bindur plotësisht, ndërsa Candreva dhe Ansamoah janë shumë të vjetër për të përballuar një sezon intensiv.
Ndërsa nga krahu tjetër trajneri Fonsenca do ta priste krahëhapur Matias Vecinon, pasi në repartin e mesfushës ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe në ndeshjet e fundit ju ka dashur të përshtatë mbrojtësin Mancini si mesfushorë shkatërrues. Por gjithashtu uruguaiani ofron eksperiencë dhe forcë fizike, cilësi këto që trajneri luzitan i vlerëson shumë tek një lojtar.
Top Channel