Policia në Prizren ka arrestuar pesë të dyshuar, gjatë ekzekutimit të një urdhërese, në kontrollimin e katër lokaleve në Prizren, që dyshohet se bëhet organizimi i paligjshëm i skemave piramidale të bixhozit. Gjatë kontrollimit të lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 xhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë Laptop, 3(tri) servera, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për bileta bastesh, 16 (gjashtëmbëdhjetë) bileta bastesh.

Lokalet janë mbyllur nga e inspektorët. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA