Është e vështirë të kuptosh historinë politike nëse në radhë të parë nuk analizon rolin e ndikuesve. “Influencers” i njohim ata më shumë sot në rrjetet sociale.

E megjithatë kësaj here bëhet fjalë për njëlloj tjetër ndikuesish. Ata janë gazetarët, të cilët Belina Budini i vendos përballë politikanëve, në librin e saj më të fundit “Ndikuesit”.

Por a janë me të vërtetë ata ndikues. A është ky një titull miklues apo me ironi?

“Unë flas për ndikues politikë natyrisht. Flas për gazetarë politikë, të cilët kanë vullnetin për të ndikuar. E shprehin bindshëm vullnetin për të ndikuar. Dalin nëpër pozicione ose në rivalitet politik gjithkund përballë poltikanëve, përballë audiencave, përballë njëri- tjetrit”, shprehet Velina Budini, autore e librit.

Një ilustrim viziv të vullnetit për ndikim, Bujar Kapexhi e bën nëpërmjet kësaj kopertine, me dy tituj që autorja ka zgjedhur t’i quajë Ndikues dhe Influencers.

“Për njëlloj ironie është bërë krahasimi me influencers, sepse Influencers njihet që i përkasin më tepër botës së mediave sociale, rrjeteve sociale, Instagramit etj. Por c’është e vërteta rolin e këtyre blogerve apo ndikuesve në rrjetet sociale prapë e kanë zënë kryesisht figurat e analizës politike, le të themi këta ndikues që unë kam marrë në shqyrtim në librin tim”, deklaron Budini.

Nëpërmjet 20 intervistave me figurat kryesore të gazetarisë, me pyetje që prekin marrëdhëniet e tyre me pushtetin apo politikën, Budini përcakton kështu edhe rolin e këtyre gazetarëve.

“Roli që mbizotëron është ky i ndërveprimit dhe i përzierjes me politikën, që krijon edhe keqkuptime të shumta se ku ndahet politikani nga gazetari”, shton ajo më tej.

Përveç ndërvepruesit me politikën, Budini nuk harron të bëjë edhe antitezën me rolin tjetër të gazetarit. Atë të ndarjes nga politikani e të qenurit më besnik ndaj faktit e të vërtetës.

Jetona Koçibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA