Majaja e Birrës/ Një produkt ekskluziv i bukurisë dhe shëndetit të mirë

08/11/2019 18:36

Majaja e birrës ose mbetja e fermentimit të birrës ka në bazë seleksionimin e mikrorganizmave të gjalla, kërpudhave mikroskopike që kultivohen, fermentohen e shumohen në enë të posaçme.

Majaja e birrës e thatë është dhe më e pasur me vlera të larta ushqimore se ajo e freskëta, që përdoret në përgatitjen e bukës, picës, etj.

Përbën një aleat të shkëlqyer të mëlçisë, lëkurës, flokëve, zemrës, thonjve dhe stomakut.

Përmban proteina me vlerë të lartë biologjike, acid folik dhe gjithë vitaminat e grupit B. Është nga të paktat ushqime, që përmban ndër të tjera në formë natyrale dhe vitaminë B12, aq shumë e kërkuar nga vegjetarianët e veganët.

Shumë e pasur me minerale si magnezi, fosfori, potasiumi, hekuri, kalciumi dhe seleniumi kryen një efekt rimineralizues dhe ndihmon në luftën kundër gjendjes kostante të debulesës dhe lodhjes fizike.

Parandalon alopecinë (rënien e theksuar e përfundimtare të flokëve) mashkullore dhe femërore. Për ata që vuajnë nga rënia stinore e flokëve, majaja e birrës është një aleat i mirë për të forcuar flokët dhe parandaluar rënien. Flokët do të duken gjithashtu më të shëndetshëm dhe më shkëlqim.

Majaja e birrës bën një detoks shumë të mirë të mëlçisë. Ndihmon në luftën kundër akneve dhe dermatitit. Mbështet sistemin metabolik, sepse mban të pastër arteriet dhe lehtëson veprimin e insulinës.

Propozohet zakonisht në kokrra, pluhur ose në formë fletëzash për t’u shtuar në supë ose sallatë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA