Java e 12 e Kategorisë Superiore do të hapet me atë që konsiderohet si Klasikja e futbollit shqiptar, sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë në Selman Stermasit, një sfidë kjo që do të luhet pa tifozë pas dënimit të Tiranës nga ana e Komisionit të disiplinës për shkak të ngjarjeve të ndodhura në derbin me Partizanin.

Për trajnerin e Vllaznisë Mirsad Jonuz, është për të ardhur keq që kjo klasike e futbollit shqiptar të luhet pa tifozë.

“Është një mëkat që kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, pasi futbolli është për ta. Janë përballë 2 skuadra me shumë histori dhe nuk më vjen mirë që nuk do të ketë spektatorë në stadium. E njohim shumë mirë Tiranën, ka ndërruar trajner, kështu që ka ndryshuar edhe mënyrën e lojës.

Kemi pasur një krizë rezultatesh, jo në gjendjen e futbollistëve. Kemi grumbulluar 15 pikë si skuadër ndërsa vendi i parë ka 20 pikë. një fitore në këtë ndeshje mund të ndryshojë gjithcka. Ajo që u kërkoj futbollistëve është që të japin maksimumin e tyre’, tha Mirsad Jonuz/trajner i Vllaznisë.

Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte në orën 18:00 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA