Me ndihmën e 3 shqiptarëve në fushë që nuk u aktivuzuan njëkohësisht, Bazel doli me sukses në impenjimin e vështirë ndaj Getafes në Europa Ligë, duke fituar 2-1.

Taulant Xhaka i kombëtares shqiptare dhe Edon Zhegrova i përfaqësueses së Kosovës e nisën si titullarë ndërsa Kemal Ademi u fut si zëvendësues në impiantin Sejnt Xhejkob Park, aty ku helvetikët morën 3 pikë që praktikisht i dhurojnë kualifikimin. Golat e vendasve erdhën nga Artur dhe Frai.

Lacio u zhgënjye në shtëpi në sfidën kundër Sëlltik të cilën e humbi në mënyrë të pabesueshme në minuta shtesë. Këtë radhë dy futbollistë shqiptarë ishin protagonistë në negativ.

Skocezët fituan ashty si dy javë më parë me përmbysje, por e bënë këtë pas golit në portën e Tomas Strakoshës, pak pasi Valon Berisha kishte dështuar në mënyrë të bujshme në një rast, edhe pse u fut për të ndihmuar romanët. 2-1 për ishullorët që bëjnë kualifikimin e Lacios thuajse të pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA