Ata që besojnë se toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë do të mblidhen në konventën e parë të tyre në Sao Paulo të Brazilit, konventë kjo që do të shënojë një kulm për një teori që duket se ka lulëzuar nën presidentin Jair Bolsonaro.

Ashtu si Britania dhe Shtetet e Bashkuara, Brazili po njeh një rijetësim të teorisë së tokës së sheshtë. 7 për qind e popullatës, 11 milionë brazilianë, besojnë se toka është e sheshtë dhe në pjesën më të madhe, ata janë besimtar apo të paedukuar mirë. Vendi ku do të mbahet konventa, nuk është zbuluar ende sic thonë organizatorët, për arsye sigurie.

Brazili është vendi i legjendave folkloristike dhe prej kohësh në të ka lulëzuar një kulturë e të rinjve që kërkojnë të vërtetat e mëdha dhe të fiksuarve pas shikimit të UFO-ve.

Një nga shkrimtarët më të famshëm të vendit, Paulo Coelho, pretendon se ai ka patur eksperienca me alienët në disa raste, edhe pse ai së fundmi ka sqaruar për BBC se e dinte se toka nuk është e sheshtë. Për shkencëtarët, rritja e teorisë së tokës së sheshtë, është diçka e trishtueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA