Serbi/ Ja si festojnë punonjësit e funeraleve, në ballon e përvitshme

07/11/2019 14:58

Pjatanca të mbushura plot me ushqime, pije falas, këngë dhe vallëzime: çdokush mund ta ngatërronte këtë me një dasmë serbe, po të mos ishte për tortën gjigante në formë arkivoli, në ballon e përvitshme të atyre që të përcjellin për në banesën e fundit.

E mbajtur në një restorant në formë shpelle në Serbinë lindore, eventi është një mundësi për qindra punonjës të agjencive funerale që të marrin një natë pushim dhe të festojnë, duke bërë në të njëjtën kohë edhe pak biznes.

Të veshur shik, të ftuarit u mblodhën këtë vit në Pozarevac, një qytezë buzë lumit, ku ndodhet edhe varri i njeriut, emri i të cilit vazhdon të rëndojë mbi Ballkan; ish liderin serb Sllobodan Milloshevic. Vetë organizatori i festivalit, Radisa Mihajlovic, u bë i njohur në profesion pasi ishte ai që shoqëroi trupin e pajetë të ish liderit nga Beogradi në varrezën familjare ku ai u vendos në 2006.

“Ata si ne, në këtë biznes, kanë momente të trishtuara gjatë gjithë vitit dhe shpesh ne nuk i kuptojmë pasojat e kësaj. Ndaj edhe kemi vendosur të mblidhemi në mënyrë që të harrojmë, qoftë edhe për pak, trishtimin e këtyre eventeve të pafata të vdekjes”, shprehet Radisa Mihajlovic.

Rreth 300 të ftuar ishin të pranishëm në festival dhe u derdhën në pistë për kolo-n, një kërcim tradicional i performuar në rreth, me këngë romantike folklorike që përcaktojnë ritmin. Dhe në një profesion, ku çdo ditë është falas, ky festival është një mundësi për tu ringritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA