“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”/ Letrat intime të asistentes së Trumpit, Natalie Harp, ngrenë pikëpyetje për marrëdhënien me presidentin 22/08 18:21
Një kryetare bashkie në Bolivi është lhyer me bojë të kuqe dhe është tërhequr nëpër rrugë nga protestuesit, të cilët e fajësojnë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës.
Patricia Arce, nga partia “mas” që është në pushtet, u nxor nga bashkia dhe u mbajt për katër orë nga protestuesit, të cilët e poshtëruan duke e detyruar të gjunjëzohet e të firmosë dorëheqjen.
Djem të rinj, të armatosur me shkopinj e të mbuluar me maska, thërrisnin “vrasëse” teksa marshuan nëpër rrugë me kryebashkiaken nga pas, të cilës i prenë flokët.
Bolivia është pushtuar nga protestat pas fitores së presidentit Evo Morales në zgjedhjet e 20 tetorit, të cilat opozita i quan të manipuluara.
Top Channel