Paris, 600 policë largojnë 1500 emigrantë nga kampi i sajuar

07/11/2019 17:29

Rreth 1500 emigrantë janë larguar nga një kamp i paligjshëm që kishin krijuar në Paris, poshtë një ure.

600 oficerë policie u angazhuan në operacion, pranë stacionit të trenit “Gare du Nord Eurostar”.

Operacioni nisi gjatë natës, para se të zbardhej dita, dhe mes personave që u zhvendosën kishte dhe gra e fëmijë.

“Kampi i tyre ishte një kërcënim për shëndetin publik dhe vend aspak i sigurt”, thanë autoritetet franceze. “Personat që u larguan janë dërguar në palestra dhe qendra të tjera në zona të ndryshme të Francës”.

Emigrantët ishin kryesisht nga Eritrea, Afganistani dhe Siria.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel