Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se NATO kërcënohet prej “vdekjes së trurit”, dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e SHBA-së për aleatët e saj.
“Ajo që ne po përjetojmë tani është një vdekje e trurit të Nato-s”, tha shefi i Elizesë në një intervistë për “The Economist”.
“Ju nuk keni koordinim të vendimmarrjes strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të NATO-s. Ajo që keni është një veprim agresiv i pakoordinuar nga një aleat tjetër i NATO-s, Turqia, në një zonë ku preken dhe interesat tona”, është shprehur ai.
I pyetur nëse ende besonte në përcaktimet e “mbrojtjes kolektive” të nenit pesë të traktatit themelues të NATOs, sipas të cilës një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë, Macron u përgjigj: “Nuk e di”.
“Natoja funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë. Unë do të argumentoja se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj çfarë është aleanca veriatlantike në raport me angazhimin e Shteteve të Bashkuara, ” ka qenë komenti i presidentit francez.
Vënia në pikëpyetje që Macron i bëri efikasitetit të NATO-s dhe sugjerimi i tij se vendet europiane të aleancës 29 anëtarësh duhet ta rishikojnë situatën e tyre, vjen përpara samitit të liderëve të saj muajin e ardhshëm në Britani, ku do të marrë pjesë edhe Donald Trump.
Macron tha se Washingtoni po jep shenja se “po na kthen kurrizin“ siç e dëshmoi qartë sipas tij me vendimin që mori për të tërhequr trupat amerikane nga verilindja e Sirisë, pa u konsultuar më parë me aleatët.
Top Channel