Angelina Jolie shfaqet nudo për një seri fotosh sensuale për numrin e dhjetorit të Harper’s Bazaar.
Aktorja në intervistë, flet mbi të gjitha për fëmijët, për vitet e vështira pas ndarjes nga Bread Pitt dhe për angazhimet e saj sociale.
“Do të doja që fëmijët e mi të rriten në botë. Do të më pëlqente të jetoja jashtë dhe do ta bëj këtë sapo ata të mbushin 18 vjec. Tani duhet të qëndroj atje ku babai i fëmijëve zgjedh të jetojë…”
Angelina flet për katër vitet që nga ndarja nga Brad Pitt, kohë gjatë të cilës siç thotë ajo, është përqendruar tek karriera dhe fëmijët e saj dhe nuk ka mundur të dëgjojë shpirtin e saj të lirë dhe të egër.
“Ajo pjesë e jona, që është e lirë, e egër, e hapur, kurioze mund të mbyllet nga jeta, nga dhimbja apo nga e keqja”, rrëfen ajo.
“Fëmijët e mi më njohin siç jam në të vërtetë dhe më kanë ndihmuar ta rigjej veten. Si prindër, inkurajojmë fëmijët tanë por nuk mund të parandalojmë që ata të ndjejnë dhimbje, ankth apo humbje. Sidoqoftë, mund ti mësojmë ata të jetojnë më mirë përmes vuajtjeve të tilla”.
Tani, aktorja duket se ndjehet e gatshme të rishfaqet sërish si më parë e ndërsa vazhdon luftën e saj për liri dhe barazi gjinore në botë, ndan edhe shpresat për vitin e ardhshëm.
“Ëndërroj që në 2020 të gjithë të kujtojnë se kush janë dhe të jenë vetvetja, pavarësisht nga ato që mund të kompromentojnë aftësinë e tyre për të qenë të lirë. Nëse ndjen se nuk po e jeton plotësisht jetën tënde, mundohu të kuptosh çfarë të pengon të marrësh frymë. Identifiko dhe lufto me gjithçka që të vendos poshtë. Ka shumë mënyra dhe do të jetë një luftë e ndryshme për këdo”.
Top Channel