Rama video “live” nga Arena Kombëtare, por UEFA nuk e konfirmon për Shqipëri-Francë pa kaluar testin
06/11/2019 10:09
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga brenda stadiumit Arena Kombëtare, në kryeqytet. Në 11 sekonda, Rama bën një panoramë të stadiumit të ri, që ashtu siç po pritet me entuziasëm nga shumë sportdashës, nuk mungojnë as kritikat për mungesën e një tribune të plotë.
Në këtë stadium pritet të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë, për eleminatoret e Kampionatit Evropian, gjithsesi, UEFA ende nuk ka dhënë konfirmimin. Përpara ndeshjes së 17 nëntorit, do të luhet një ndeshje e futbollit të femrave, Apolonia-Vllaznia, për të testuar stadiumin e ri dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar nga UEFA.
Top Channel