Nuk është një e fshehtë që Kilyan Mbappe pëlqehet prej kohësh nga trajneri Zinedine Zidane.

Në konferencën e sotme për shtyp që tekniku realizoi në kuadër të ndeshjes së nesërme ndaj Galatasaray-t e vlefshme për fazën e grupeve të “Champions League” nuk la pa përmendur simpatinë që ka për sulmuesin e kombëtares franceze.

“Në këtë moment Mbappe luan për PSG, por të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E di që lojtari ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Real Madridin” tha Zidane.

Kjo deklaratë e trajnerit i nxeh dhe më shumë zërat që qarkullojnë në mediat spanjolle, që presidenti i Realit është i gatshëm për të ofruar deri në 300 milionë euro për shërbimet e Mbappe, pra nuk përjashtohet mundësia që ne verën e ardhshme të kemi në aks të nxehtë Paris-Madrid.

Top Channel