Serie A ishte kampionati i parë që implementoi teknologjinë në futboll, të njohur ndryshe si sistemi “VAR”.

Por kampionati italian është gati që të përjetojë edhe një revolucion të ri që do të jetë risi në futboll. Në mbledhjen e fundit të këshillit të federatës, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, ka propozuar që numri i zëvendësimeve të kalojë nga tre në pesë zëvendësime.

Kjo formulë e re sipas presidentit do mund t’i japë mundësi trajnerëve që të aktivizojnë më shumë lojtarë dhe të korrigjojnë më shumë gabime gjatë ndeshjes, por edhe të kursejë energjinë e lojtarëve për shkak të kalendarit të ngjeshur përgjatë sezonit.

Top Channel