Reagon Trump pasi kartelet vranë e dogjën të gjallë 6 fëmijë dhe 3 gra amerikane

05/11/2019 18:13

Gjasat janë që thjesht një gomë e shpuar mund të ketë bërë që familja amerikane të ketë përfunduar nën zjarrin e karteleve të drogës, të cilët vranë dhe dogjën për së gjalli tre nëna dhe gjashtë fëmijë.

Presidenti Trump reagoi ashpër duke thënë se duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri përbindëshash si kartelet e drogës.

Viktimat ishin të familjes LeBaron, nga një komunitet Mormon që është vendosur në kodrat e Meksikës veriore disa dekada më parë.

Anëtarët e familjes po udhëtonin me tre makina, dhe sipas dëshmive, kishin ndaluar sepse njërës nga makinat is ishte shpuar goma.

Zyrtarët meksikanë thanë se kartelet e drogës mund t’i kenë ngatërruar me rivalë dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash pa paralajmërim, dhe më pas u kanë vënë zjarrin.

Nëntë prej viktimave janë identifikuar, tre gra dhe gjashtë fëmijë. Gjashtë fëmijë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Arizona.

Një nga nënat, e cila humbi jetën, kishte arritur ta shpëtonte foshnjen 7-muajshe që kishte në krah pasi e kishte fshehur në dyshemenë e makinës, nën ndenjëse, teksa automjeti shpohej nga breshëria e plumbave. Ndërsa një prej djemve kishte fshehur disa fëmijë të tjerë nëpër shkurre dhe kishte arritur të shpëtonte, duke njoftuar të tjerët për sulmin.

Aj.P

FOTO GALERI
1/22
Nëna e djatlit 7-muajsh u vra në sulm, por arriti ta fshehë foshnjen poshtë ndenjëseve.

Top Channel