Perez është gati të shpenzojë 300 milionë euro për Mbappe

05/11/2019 14:14

Super agjenti Eduardo Inda, ka pranuar se presidenti Florentino Perez dëshiron ta blejë sulmuesin e PSG-së në sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve, futbollisti francez është prioritet për Perezin, transmeton KosovaPress.

I këtij mendimi është edhe Inda, i cili ka thënë se “Los Blancos” e dinë që do t’iu kushtojë 300 milionë euro.

“Reali do të avancojë për Kylian Mbappe në verën e ardhshme. Kanë bërë të gjitha llogaritë dhe janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro”, deklaroi ai.

Mbappe vazhdon me formën e shkëlqyer te gjiganti francez dhe disa klube të tjera janë duke shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Top Channel