Interesi për shtypin e shkruar ka rënë vit pas viti. Tavolinat ,edhe pse mesditë I gjen plot me gazeta pasi nuk ka shitje. Së fundmi është mbyllur dhe gazeta Shqiptarja.com”.
“U mbyll gazeta shqip e para, e dyta RD, Ballkan dhe tani e Gazeta Shqiptarja.com. kam që në 97 që shes këtu dhe tani nuk shes. Ca të shes, Paloma u mbyll, ato intervistat që kishin interes , sport Express…”, shprehet një shitës.
“Marr 30 panorama 20 shes, po Çelësi nga 70 cope , 10 mezi I shes… shumë dobët”, ka thënë një tjetër.
“Nganjëherë e ble, po kot se çfarë lexoj këtu e gjen dhe në internet…Po shtypin e shoh në stacione televizive në mëngjes, titujt kryesore…”, shprehen qytetarë.
Ka edhe nga ata lexues që nuk e blejnë gazetën, por e marrin borxh për t’a lexuar pranë pikave të shitjes.
Apo individë të tjerë zgjedhin të lexojnë vetëm titujt kryesorë dhe të largohen pa e blerë. Vite më parë nisi e tatëpjeta e shtypit të shkruar në Shqipëri. Gazetat nisën të ulin tirazhet për shkak të mos shitjes, ndërsa së fundmi ato po mbyllen njëra pas tjetrës. Tashmë është bota e medias on line e cila Iizuri vendin medias së shkruar dhe po kërcënon seriozisht edhe televizionet
Top Channel