Konfirmohet/ Liverpool dy ndeshje zyrtare për 24 orë

05/11/2019 17:59

Liverpool ka bërë një sezon fantastik deri më tani dhe është skuadra më në formë e momentit.

Jurgen Klopp në ndeshjen e fundit në kupë u detyrua që të aktivizojë lojtarët e rinj, por sërish triumfuan kundër Arsenalit.

Ai në një deklaratë tha se nuk duhet të mendohet vetëm për para por edhe për shëndetin e lojtarëve.

Ai kërkoji që tu jepej mundësi lojtarëve që të pushojnë.

Por duket se në Angli nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë të tijën dhe kanë vendosur që me datë 17 dhjetor të luhet ndeshja e vlefshme kundër Anston Villës e vlefshme për gjysmë finalen e Carabao Cup.

Por, me datë 18 dhjetor ata do të luajnë gjysmë finalen e Botërorit për klube.

Top Channel