20/12 09:53
Edhe kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Modeli Anwar Hadid arrin të tërheqë vëmendjen e publikut në çdo dalje të tij.
Kjo sidomos është parë në muajt e fundit pas lidhjes me këngëtaren Dua Lipa. Ajo të dielën në mbrëmje ishte një prej yjeve kryesore në evenimentin ‘MTV Europe Music Awards’, ku ishte ftuar për të interpretuar në skenë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore shoqërohej edhe nga i dashuri i saj, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
20-vjeçari, i cili është vëllai i modeleve të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, kishte shkuar në ceremoninë e ‘MTV EMA’ me shapka, ndërsa çorapet e tij nuk ishin të njëjta.
Për këtë arsye, ai pati shumë komente në rrjetet sociale.
Top Channel