Ishte viti 1909 kur bankieri dhe filantropisti francez Albert Kahn mori nismën të krijonte koleksione fotografike të popujve të ndryshëm.

Në mesin e më shumë se pesëdhjetë vendeve të botës, interesin e Kahn- it e tërhoqi edhe Shqipëria.  Kështu një prej grupeve të shumtë të fotografëve që Kahn dërgoi shkeli në tokën e trevave tona.

Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtën e 1913-s. Zhan Bryn dhe Ogyst Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date. Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty.

Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel