Një grup studentesh kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit në Prishtinë kundër vendimit për ndarjen e bursave, të cilin e konsiderojnë diskriminues.

Ata thonë se kreu i kësaj ministrie ka marrë vendimin që bursa të ketë vetëm për disa fakultete të caktuara.

“Thirrja për ministrin nga ana jonë si përfaqësues të studentëve është që ky vendim duhet të rishqyrtohet, duhet të ndërrohet dhe nuk e pranojmë në asnjë mënyrë. I vetmi kompromis prej anës të përfaqësuesve të studentëve, studentëve bursistë por edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, është që ky vendim të anulohet. Në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë që ky vendim të ecë përpara. Ne bëjmë thirrje që mos të na maltreton Ministri i Arsimit, ne bëjmë thirrje që më parë të ndërrojë këtë vendim”, shprehet Edison Bibaj, kryetar i Këshillit Studentor, në Universitetin e Arteve.

“Ne jemi këtu për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për konkursin për ndarjen e bursave. Sipas këtij vendimi janë anashkaluar studentët e programeve Infermieri dhe Fizioterapi dhe kanë të drejtë përfitimi vetëm studentët e programeve Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji. Studentët e këtyre departamenteve mendojnë që ky vendim është shumë i padrejtë, është diskriminues dhe i padrejtë dhe në kemi të drejtë të ankohemi për shkak se mendojmë që nuk jemi fajtorë. Sipas këtij vendimi, jo vetëm që do të dëmtohen studentët, por edhe do të ngarkohen ekonomikisht familjet e studentëve që i përkrahin financiarisht studimet e tyre”, shprehet Gjylshahe Fetaj, Fakulteti i Mjekësisë.

Pas protestës, ministria e arsimit në Kosovë reagoi përmes përfaqësuesit Burim Gashi, I cili ka deklaruar se mbështetja e studentëve me bursa ka për qëllim përkrahjen e kuadrove deficitare, prandaj janë zgjedhur për suport financiar vetëm fakultetet të cilat siç tha ai, nxjerrin kuadro të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA