Disa rrugë në Durrës u gjendën nën ujë prej shiut të së hënës në Durrës.

Fëmijë e pleq u gjendën në vështirësi. Reshjet bllokuan kanalizimet duke krijuar përrenj nëpër rrugë.
Moti i keq shkaktoi edhe vonesa të trageteve që mbërrijnë nga Italia, jo vetëm në Durrës por edhe në Vlorë pasi deti i trazuar pengoi lundrimin.

Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës fuqi e dallgëve në det të hapur shkon deri në 8 ballë.
Më tej në jug reshjet kanë shkaktuar bllokime nga inertet edhe ne aksin Kordhocë- Gjirokastër. Ka rrëshqitje dheu dhe bllokim të aksit drejt Koshovicës dhe Llongos në Dropull. I rrezikuar për përmbytje mbetet edhe aksi nacional pranë Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA