Nëntori konsiderohet një nga muajt më të pasur me perime dhe fruta. Shqipëria ka zona që kanë klimë të favorshme për prodhimin e shumë produkteve bujqësore, ku mund të përmendim, lakrën që vjen nga zona e Leshnjes, ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit  dhe zonës së jugut. Duke kaluar tek frutat mandarinat dhe agrumet në Xarrës, borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

Panxhari i kuq

Panxhari jo vetëm që ka një pamje të bukur, duke qenë se ka një ngjyrë të kuqe   të fortë, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Por gjithashtu panxhari ka dhe shumë vlera ushqyese. Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend është ajo e Maliqit.

Si t’i zgjidhni

Rekomandohet të zgjidhni panxhar që është më i rëndë për nga madhësia e tyre dhe kujdesuni që mos të ketë të çara në lëkurë. Nëse shiten edhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.

Si t’i ruani

Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

Këshilla shtesë

Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën, duke e zier ose duke e përgatitur në formën e sallatës. Por ka edhe një mënyrë tjetër, sanduiçin tuaj në vend të bukës mund ta mbështillni me një fletë lakër. Në këtë mënyrë do ti merrni të gjitha vitaminat dhe do të keni një shije të veçantë.

Mandarina

Mandarinat i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet. Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës, na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni mandarinat që janë të forta dhe me ngjyrë të fortë. Gjithashtu nëse shiten me gjithë gjethe shikoni nëse gjethet janë të freskëta.

Si t’i ruani

Duke qenë se lëkura e tyre është e hollë, mandarina është një agrume që mund të futet në frigorifer me qese plastike të izoluara mirë.

Këshilla shtesë

Ka disa lloje mandarishash, ka disa prej tyre që janë pa fara. Por edhe në rastin kur kanë fara askush nuk i vë re pasi shija e tyre e ëmbël të bën ti harrosh ato.

Perimet me rrënjë

Përveç karotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që kanë një shije mjaft të mirë. Një nga ato është edhe preshi i gatuar me gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni ato që janë të forta, kujdesuni që koka dhe bishtat e preshit në veçanti të jenë të gjelbra dhe të freskëta.

Si t’i ruani

Ruajini në një qese plastike në frigorifer.

Këshilla shtesë

Preshi është i ëmbël po jo aq shumë sa karota, por e pasurojnë shumë mirë njëra tjetrën.

Ullinj

Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare. Ulliri është konsideruar edhe si simbol i paqes , jetës dhe pjellorisë. Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.

Si t’i zgjidhni

Ullinjtë jeshilë zakonisht mblidhen në fillim të sezonit, ndërsa ullinjtë e zinj vilen në nëntor ose dhjetor, janë të butë dhe me shumë tul.

Si t’i ruani

Ullinjtë duhen të jenë relativisht të fortë dhe asnjëherë të gërvishtur apo të dëmtuar.

Për t’i ruajtur rekomandohet ti shtoni disa feta limoi dhe t’i ktheni herë pas here në mënyrë që të mos kalben. Mos i mbani të mbyllur, pasi është më mirë që të kenë ajër. Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA