Prokurori Arjan Ndoja, i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit ku mbeti i plagosur së bashku me Andi Malokun dhe Aleksandër Lahon, i njohur dhe me emrat Pëllumb e Landi Muharremi. Ndoja ka pranuar se ka drekuar në një restorant të plazhit me Lahon ku dhe janë takuar për të udhëtuar më pas drejt kryeqytetit. Po te mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë, një automjet i ka qëlluar me breshëri nga prapa duke i plagosur të tre personat që ndodheshin në mjet.
Deri tani është marrë vetëm dëshmia e prokurorit Ndoja që mohon të jetë shënjestra e atentatit, ndërkohë që Laho i dmëtuar rëndë në pjesën e nofullës nga një plumb e ka të pamundur dhënien e dëshmisë. Gjendja e rënduar shëndetësore e A.Malokut që ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e bën gjithashtu të pamundur marrjen e dëshmisë së tij.
Në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen janë shoqëruar disa persona, si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e plazhit ku Ndoja dhe Muharremi/Laho kanë drekuar dhe janë larguar së bashku prej andej me të njëjtin automjet, atë të Ndojës, edhe pse në lokal nuk kanë shkuar së bashku.
Vali Qyrfuci
Shkon në 10 numri i të shoqëruarve, merren në pyetje për atentatin e Shkozetit
Atentati në Shkozet/ Makina me dy kallashnikovë, policia nis sot kqyrjen për të mbledhur provat
Top Channel