Ceremonia për fituesin e “Topin e Artë 2019”, po afron dhe kurioziteti është jo i pakët për tu njohur me emrin e fituesit të këtij viti.

Lidhur me këtë çmim ka reaguar në mediat portugeze edhe mamaja e futbollistit të Juventus Cristiano Ronaldo. Dolores ka akuzuar se i biri e ka merituar të fitojë më shumë se pesë herë Topin e Artë, për atë që i ka dhuruar futbollit, por është penguar nga “mafia që kontrollon këtë sport”, siç e ka cilësuar ajo në deklaratën e dhënë për mediat luzitane.

“Ka një mafia në futboll dhe mendoj që ky është termi i duhur për ta cilësuar. Nëse nuk do të ishte për të, im bir do ta kishte fituar më shumë se pesë herë Topin e Artë. Nëse do të ishte anglez apo spanjoll, nuk do t’ia bënin atë që i kanë bërë. Këtë vit nuk e di kush do ta fitojë, por jam besimplotë tek im bir, duke parë atë që ka bërë gjatë sezonit”, deklaroi mamaja e yllit portugez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA