Jona Spahiu ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.

Dojna ka shoqëruar Jonën në një ditë të zakonshme pune por jo vetëm. Vajzat kanë biseduar duke zbuluar disa prej gjërave që nuk i dinim për Jonën.

Teksa kanë qenë në një bar, Dojna dhe Jona kanë folur për babain e moderatores, lidhjen e veçantë mes tyre si dhe e ka pyetur Jonën nëse do ta kthente babain e saj vetëm për një moment, do e kthente për ta shoqëruar në altar apo për të parë vogëlushin e saj Raiden.

“Te shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që të shijonte Raiden dhe të bënte një ndërthurje mes karakterit të tij e do thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin.”- ka treguar moderatorja.

Rikujtojmë se Jona e ka humbur babain e saj prej disa vitesh dhe dëshira e saj do të ishte që ai të shihte nipin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA