Alarm për sulm terrorist në Itali! Pas tij fshihen 2 shqiptarë?
02/11/2019 12:00
Një alarm për një sulm terrorist ka vënë në aksion forcat policore italiane.
Nisur nga informacionet e marra, dyshohet se ky kërcënim vjen nga dy terroristë shqiptarë të shpallur në kërkim, që rezultojnë të strehuar në Itali.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 46-vjeçarin Bardhyl Hoxha dhe 40-48-vjeçarin Bujar Hyseni.
Sulmi i mundshëm cilësohet të jetë menduar si ai i përmasave të Bataclan- it, që solli humbjen e dhjetëra jetëve në Francë.
Top Channel