Akuzohet për vrasjen e biznesmenit në Vlorë, Gjykata lë në burg Eduard Xhezon
02/11/2019 10:34
Është dhënë sot masa e sigurisë “arrest me burg” për Eduard Xhezon, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë, si dhe plagosjen e djalit dhe nipit të tij, ngjarje e ndodhur më 4 gusht të këtij viti. Vendimi u dha nga gjyqtarja Herila Çela.
Xhezo akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtje të armëve pa leje”.
Kujtojmë që Eduard Xhezo u arrestua disa ditë më parë pasi ishte duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e lëndëve narkotike. 34-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por ai ra në pranga pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet.
Top Channel