Stefano Pioli festoi fitoren e parë si trajner i Milanit, pikërisht në ndeshjen e tretë në stolin e kuqezinjve, që mbrëmjen e sotme mposhtën Spalin me rezultatin minimal 1-0 në “San Siro”.
Pas barazimit ndaj Lecces dhe humbjes në Romë, Pioli kishte bërë disa ndryshime mbrëmjen e sotme, duke aktivizuar nga minuta e parë Piatek, Bennacer, Castillejo e Duarte, dnërsa në stol kishte përfunduar edhe spanjolli Suso, që kohët e fundit ishte kritikuar për paraqitjet e tij.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me shumë pak raste shënimi nga të dy skuadrat, ndërsa pas barazimit pa gola, tekniku kuqezi vendosi të ndryshojë në fillim të 45-minutëshit të dytë, duke hedhur në fushë Suson.
Ishte pikërisht spanjolli, që në minutën e 63-të ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke shtangur Etrit Berishën dhe shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për Milanin.
Kuqezinjtë tentuan deri në fund të gjejnë golin e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër edhe Spali nuk mbeti pas, sepse pa shpesh nga porta e Donnarummës, por në fund mbeti në fuqi rezultati 1-0.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e 10 me 13 pikë, ndërsa të dielën në mbrëmje do të presë Lazion sërish në “San Siro”, ku do të kërkojë suksesin e radhës, për të rikuperuar distancën nga zona Champions.
Video e golit:
Look at that ! Goooooooooal Suso ??⚫️
#MilanSPAL pic.twitter.com/TM3F39jRJ4— ACMGIF (@ACMGIF) October 31, 2019
Top Channel