Një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga nga policia e Vlorës. Bëhet fjalë për R.H, 52 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

52-vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Më datë 17.08.2019, shtetasi R.H dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA