“The Albanian Cod” shfaqet në Izrael, promovohet roli unik i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve

01/11/2019 19:48

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyk Canaj, u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

Sot, u zhvillua në Cinematheque/Tel Aviv, ceremonia e shfaqjes premierë të filmit dokumentar “The Albanian Cod” (Kodi i Shqiptarit), i producentes së njohur izraelite, Yael Katzir, ne partnership me Ambasadën shqiptare ne Izrael, dhe me kontributin e shumë institucioneve, individeve, dhe sidomos Katzir Production.

Realizimi i këitj dokumentari, është frut i një pune të konsiderueshme në bashkëpunim me producenten Katzir, me qëllim promovimin e rolit unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë LIIB, fakt i cili i shërben rritjes së krenarisë kombëtare, një gjest historik i cili e vecon Shqipërinë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën.

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.

Aktiviteti ne fjale, pati interes dhe jehonë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-hebre, por edhe në pjesëmarrjen e trupit diplomatic të akredituar në Izrael, funksionarëve të njohur izraelitë të fushës së drejtësisë, artit, kinematografisë dhe anëtarë të botës akademike.

Ky dokumentar, i cili ka për qëllim rritjen e vizibilitetit, në kuadër të diplomacisë publike, për promovimin e vlerave unike të kombit tonë, do të shfaqet në disa kryeqytete europiane, ku stacioni i radhës do të jetë Parisi në 21 Nëntor, dhe më pas do vijojë rrugëtimin e tij edhe në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA