Një tërmet i shkallës 5.2 rihter tronditi Korçvën mëngjesin e kësaj së premteje. Epiqendra ishte 1.5 km larg fshatit Gjyras të Devollit ndërsa vala e lëkundjeve u ndje edhe në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Por tërmetet e njëpasnjëshme kanë bërë që banorët e Korçës të jetojnë me panik dhe frikë prej muajit qershor, kur edhe nisën lëkundjet e para që rrafshuan banesat në disa fshatra të Korçës.
Banorët tregojnë se në orën 6 e 25 minuta, kur edhe u regjistrua tërmet kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë të tmerruar.
Ndërkohë si pasojë e tërmetit disa prej banesave të dëmtuara më herët kanë pësuar edhe më tepër dëme. 5 banesa në fshatin Vidohovë në Devoll por edhe shumë prej banesave të fshatit Qafzez në Ersekë janë dëmtuar më tepër, si rrjedhojë e këtij tërmeti.
Dhorjela Cule
Top Channel