Përfaqësuesi i posacëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet seriozisht për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Palmer, bëri një bashkëbisedim me studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë ku u ndal edhe tek zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, që sollën fitoren e Lëvizjes vetëvendosje. Ai tha se SHBA mbështet orientimin e votuesve kosovarë për ndryshim.

“Votuesit u shprehën qartë për ndryshim dhe duket se votuesit mbështetën qartë partinë që shprehu qartë parimet kundër korrupsionit si dhe parimet për zhvillimin ekonomik më të madh e më të fokusuar. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përqafojnë këto qëllime”, shprehet Palmer.

Palmer inkurajoi qeverinë e re të Kosovës që krahas prioriteteve të brendshme, të merret edhe me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve.

“Në vend se ta shohim dialogun si shpërqendrim, konsiderojeni normalizimin si trasim për prosperitet dhe drejtësi, shton Palmer.

Ai tha se nuk sheh përparim për integrimin e Kosovës dhe rajonit, pa arritjen e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë. “Shtetësia e juaj është e pakthyeshme dhe tani ju duhet normalizimi”, tha Palmer, duke ritheksuar qëndrimin e SHBA-së në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Më herët, Palmer u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaci si edhe disa përfaqësues të partive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA