“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Një konflikt mes dy personave në Kolonjë është parandaluar në kohë nga policia.
Ndërkohë njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi kanosi me sopatë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin midis tij dhe një bashkëfshatari.
Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake.
Njoftimi/ Kolonjë
Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti midis dy shtetasve.
Arrestohet në flagrancë njëri prej tyre, pasi kanosi me sopatë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin midis tij dhe një bashkëfshatari.
Gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën e sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe një sasi municionesh luftarake.
Nga një telefonatë është kërkuar ndihma e Policisë, pasi në fshatin Taç Lart, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, ku nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi B.A., 36 vjeç, banues në këtë fshat, për motive të dobëta, ishte konfliktuar me bashkëfshatarin e tij shtetasin R.M., 66 vjeç, të cilit, i kishte dëmtuar me gurë xhamat e banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë drejtuar për tek banesa e 36-vjeçarit, ky shtetas ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sopatë. Policia ka neutralizuar autorin dhe ka vijuar me veprimet e mëtejshme proceduriale duke ushtruar kontroll në banesat në pronësi të B.A., dhe babait të tij shtetasit F.A., 64 vjeç, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një sasi prej 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sopatë.
Shtetasi B.A., (i dënuar më parë për “Dhunë në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel