Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor është shprehur se procesi i Veting-ut ka krijuar vakanca në sistemin gjyqësor.

“Procesi i vetingut ka krijuar vakanca në sistemin gjyqësor. Aktualisht ushtrojnë detyrën 307 gjyqtarë. Gjithsej janë 101 vakanca mes tyre edhe vakanca nga dorëheqjet apo dalje në pension”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Saimir Vishaj e pyeti: “Që nga nisja e reformës në drejtësi sa ka ndikuar në minimizimin e korrupsionit ?”

Llagami: Ne jemi krijuar në fund dhjetori 2018 , dhe s’mund të flas që nga nisja e reformës. Po t’ju referohemi ankesave të qytetarëve të drejtuara në KLGJ, është çështje perceptimi. Ne do zhvillojmë edhe sondazhe për perceptimin e publikut.

Vishaj: A keni koordinim me KLP, për gjyqtarët në gjykatën e posaçme?

Llagami: Ne kemi dakordësuar që në momentin kur KLP të jetë gati të emërohet prokurorët në SPAK, këshilli do emërojë gjyqtarët e GJKKO që të ndodhë në të njëjtën kohë.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA